Interi shet Joao Marion tek “armiqtë”, kërcënojnë kampionët e Portugalisë

schedule10:38 - 4 Korrik, 2021

schedule 10:38 - 4 Korrik, 2021

Interi dhe Sportingu i Lisbonës nuk arritën akord mes tyre në lidhje me Joao Marion. Mesfushori mbylli sezonin e fundit i huazuar te Sportingu, ekip me të cilin fitoi titullin kampion në Portugali.

28-vjeçari do të vijojë të luajë në kryeqytetin e Portugalisë, por tashmë te Benfica. “Shqiponjat e Lisbonës” kanë arritur marrëveshjen për blerjen e tij sipas raportimeve të A Bola dhe Record.

7.5 milion euro përfitojnë kampionët e Italisë nga ky operacion, teksa mesfushori i njohur do firmosë një kontratë 5-vjeçare dhe do përfitojë 2 milion euro në sezon.

Ky akord ka zemëruar drejtuesit e Sportingut të Lisbonës, të cilët pretendojnë një dëmshpërblim prej 30 milion eurosh nga Interi!

Shkaku? Sipas kampionëve të Portugalisë, në marrëveshjen e huazimit të Joao Marios ishte aplikuar një klauzolë që pengon kalimin e futbollistit te një tjetër ekip portugez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!