Inter do tentojë të përfitojë nga situata dhe të transferojë Lionel Messin. Steven Zhang e ëndërron një lëvizje të tillë në merkato dhe sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, presidenti i klubit zikaltër ka nisur të hedhë hapat e parë për të realizuar dëshirën që ka.
Momentalisht stafi i tij po llogarit kostot për transferimin e Messit dhe duhet thënë se paqartësitë janë të mëdha, duke pasur parasysh që mes argjentinasit dhe Barcelonës mund të ketë një gjyq në lidhje me klauzolën e lirimit. Sulmuesi pretendon se mund të largohet falas, kurse katalanasit presin 700 milion euro për ta lënë të lirë.
Zhang gjithsesi ka planin e tij për ta marrë Messin tek Interi. Klubi italian favorizohet nga sistemi i ri fiskal në Itali, për të punësuarit e ri në vendin fqinj, ndërkohë që presidenti ka nisur të kërkojë në Kinë për sponsorë që mund të ndihmojnë për transferimin e sulmuesit. /abcnews.al