Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Interi pazar vetëm te Barcelona, gjen në “Camp Nou” pasuesin e Hakimit

schedule16:57 - 30 Qershor, 2021

schedule 16:57 - 30 Qershor, 2021

Barcelona do pësojë ndryshime të mëdha këtë verë. Disa lojtarë kanë ardhur e do vijnë e të tjerë do largohen për t’i hapur vend këtyre të fundit. Sergi Roberto e mbyll karrierën e tij me Barcelonën në verën e vitit të ardhshëm.

Kjo e nxjerr automatikisht në merkato mbrojtësin, për të cilin së fundmi mësohet se interesohet Interi. Zikaltërit do largojnë Hakimin këtë verë te PSG dhe janë gati ta zëvendësojnë me një tjetër lojtar të nivelit të lartë.

Sergi Roberto mund të jetë një mundësi ekonomike, me Barcelonën që ka treguar edhe më parë se është gati të dëgjojë oferta për të. Mbetet për t’u parë vullneti i lojtarit për të ardhur në Milano. Interi interesohet edhe për një tjetër katalanas, Jordi Alba. /abcnees.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!