Sonte në çiftin e dytë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve do të përballen me njëri-tjetrin klubet e Milanos, Interi dhe Milani.
Ish-sulmuesi i Interit, Antonio Cassano, favorizon Interin, por statistikat në fakt janë qartësisht në anën e Milanit.
Ekipet u takuan katër herë në Evropë, Milani fitoi dy ndeshje dhe dy herë skuadrat u ndanë në barazim, pra Interi nuk fitoi kurrë. /G.D abcnews.al/