Interi nuk do të rrezikojë, ja kur pritet të rikthehet kapiteni Handanovic

schedule17:42 - 21 Shkurt, 2020

schedule 17:42 - 21 Shkurt, 2020

Antonio Conte shpreson që ta ketë sa më shpejt të jetë e mundur në dispozicion Samir Handanovic. Portieri slloven ka zhvilluar ndeshjen e fundit me 29 janar kundër Fiorentinës për Kupën e Italisë dhe qëndron pushim prej atij momenti.

Dëmtimi i gishtit të vogël të dorës ka ndikuar që Interi të luajë pa kapitenin këtë periudhë. Në portë është aktivizuar Daniele Padelli, por 34-vjeçari nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij. Handanovic do të mungojë edhe në sfidën e së dielës ndaj Sampdorias. Zikaltrit nuk duan të rrezikojnë dhe po presin rikuperimin e plotë të “gardianit” të portës.

Lojtari do të mungojë edhe në ndeshjen e kthimit për Europa League kundër Ludugorets, teksa rikthimi i tij pritet të ndodhe në duelin ndaj Juventusit. Interi udhëton drejt Torinos me datë 1 mars, sfidë shumë e rëndësishme për titullin kampion. Objektivi i Handanovic është që të jetë gati për këtë duel dhe po punon fort për t’ia dalë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!