Henrikh Mkhitaryan, i cili u dëmtua në pjesën e parë të Euroderbit të dytë kundër Milanit, pësoi një tendosje muskulore në pjesën e përparme të kofshës së majtë, njoftim të cilin Interi e ka bërë zyrtar për shtypin.
Mesfushori armen do të përpiqet të rikuperohet për finalen e Champions League të planifikuar më 10 qershor në Stamboll kundër Manchester City. Mkhitaryan, duke folur për problemin e tij me shokët e skuadrës, tha se ndjeu muskulin të ngurtësuar e jo të tërhequr, gjë që rrit optimizimin për një rikuperim të shpejtë nëse është lëndim i shkallës së parë.
Interi ende nuk ka bërë të ditur se sa do të zgjasi rikuperimi i tij./h.ll/abcnews.al