Interi në shitje, presidenti Zhang ka vetëm një kërkesë për pronarët e rinj

schedule16:29 - 10 Shtator, 2022

schedule 16:29 - 10 Shtator, 2022

Zhang është duke menduar seriozisht për shitjen e Interit, pavarësisht mohimeve të zakonshme të klubit zikaltër.

Mandati për “Goldman Sachs”, shpejgon “Libero”, përfaqëson një risi në krahasim me të kaluarën, e lidhur edhe me presionin e “Oaktree”, jo shumë i interesuar për të marrë kompaninë zikaltër, duke marrë parasysh vlerën e lartë që ka klubi.

Vlera prej 1,2 miliardë eurosh është e njëjtë me atë të Milanit dhe prej tyre duhen zbritur borxhet e papaguara. Edhe pse blerësit e mundshëm nuk janë identifikuar ende, për gazetën ka një siguri. Zhang do t’u kërkojë atyre që vënë bast për Interin, pra nëse do të ketë një pronar të ri, që të vazhdojnë punën me Marotta, CEO i zonës sportive.

Presidenti aktual i Interit ka bërë të qartë që Marotta është ai person që i duhet klubit, pasi siguria, aftësia dhe kualiteti që ka ai si person, do t’i bëjë shumë punë çdo ekipi të mundshëm, pra Inter nuk duhet ta humbasë atë asnjëherë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!