Alexis Sanchez është në një udhëkryq. Sulmuesi kilen, dikur ndër më të mirët në botë, tani po vuan që të “sistemojë” jetën e tij sportive dhe ndodhet mes Interit dhe Manchester United.
“Djajtë e Kuq” zotërojnë kartonin e tij dhe e presin në “Old Trafford”, ndërsa Interi kërkon të sigurojë përfundimisht firmën e tij, edhe pse si i huazuar nuk ka arritur të tregojë formën më të mirë.
Solskjaer nuk është dakord me shitjen e Sanchez dhe Interi, po shqyrton planin B. Zikaltërit duan që të paktën ta mbajnë Sanchez deri kur të përfundojë sezoni në Europa League. Pritet ende një përgjigje e drejtuesve të Manchester United…/abcnews.al