Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Interi merkato me emra të mëdhenj, do senatorin e Barcelonës

schedule09:37 - 23 Qershor, 2021

schedule 09:37 - 23 Qershor, 2021

Interi kërkon një mbrojtës të majtë të nivelit të lartë dhe Mundo Deportivo e zgjon Barcelonën sot me lajmin se kampionët e Italisë, Interi duan Jordi Albës dhe operacioni ka mjaft mundësi të ndodhë. Barcelona është në krizë financiare dhe i duhet të ulë ndjeshëm nivelin e pagave të lojtarëve.

Gjithashtu, katalanasit kërkojnë të nisin një cikël të ri dhe kërkojnë të rinovojnë repartet dhe të gjitha këto arsye e shtyjnë Interin të guxojë. Jordi Alba është shprehur se dëshiron të mbyllë karrierën te Barcelona, por ka mundësi të mos ndodhë.

Kalimin e tij te Interi e favorizojnë edhe taksat e ulëta, që në Spanjë janë e kundërta. Kontrata e mbrojtësit skadon në verën e vitit 2024 dhe Interi duhet të paguajë. Barcelona është gati të dëgjojë ofertat, teksa për të zëvendësuar Albën mendohet se do blejë 26-vjeçarin e Valencias, Jose Gaya. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!