Debutimi i “Qatar Airways” si sponsori i ri i Interit do të jetë më 12 nëntor, kur zikaltërit do të përballen me Frosinone ne ndeshjen e së dielës në “San Siro” dhe në “Meazza” do të ketë një skenografi kushtuar ngjarjes.
Sipas asaj që ka mësuar “Calcio e Finanza”, marrëveshja do të jetë mbi 1 milionë euro për pjesën e mbetur të sezonit. Marrëveshja për momentin nuk ka të bëjë me sponsorin e fanellës, por do të zbulohet sezonin e ardhshëm si sponsori kryesor me të gjitha gjasat.
Marrëveshja me “Paramount” do të përfundojë në fund të sezoni 2023/2024 dhe kjo është arsyeja pse Interi tashmë po bisedon me “Qatar Airways” për të parë nëse mund të arrijnë një marrëveshje edhe në këtë aspekt, duke rritur kështu të ardhurat e këtij partneriteti./h.ll/abcnews.al