Përveç emrave të mëdhenj që do të sillnin eksperiencë të madhe, Interi po mendon për të ardhmen dhe po ndjek me interes edhe talentet e rinj. Dejan Kulusevski është një ndër objektivat e mëdha të merkatos së janarit.
19-vjeçari suedez po shkëlqen te Parma, aty ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 7 asiste. Kartonin e tij e zotëron Atalanta dhe drejtuesit zikaltër duhet të paguajnë për kartonin e tij. Një tjetër emër që intrigon Antonio Conten është Gaetano Castrovilli.
22-vjeçari është një nga zbulimet më të bukura të këtij sezoni me Fiorentinën. Mesfushori ofensiv rinovoi kohë më parë deri në vitin 2024 me ekipin nga Firence, ndërsa Interi ka një plan për të. Kryesuesit e Serie A ofrojnë kartonin e Matteo Politanos në shkëmbim, emër që pëlqehet shumë nga Fiorentina. /abcnews.al