“Interi më kërkoi 10 vite pas tripletës, kujtova se po talleshin”

schedule15:58 - 14 Prill, 2020

schedule 15:58 - 14 Prill, 2020

Goran Pandev ka dhënë kontributin e tij tek Interi në 2009/2010, sezon ku skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho fitoi tripletën e famshme. Sulmuesi maqedonas feston 37-vjetorin e lindjes në korrik dhe zbulon ofertën e marrë për t’u rikthyer te zikaltrit.

Lojtari i Genoas mori një telefonatë surprizë nga drejtori sportiv i Interit në janar dhe zbulon për Sky Sport bisedën e bërë me Ausilion, teksa flet edhe për të ardhmen e tij. “Ausilio më telefonoi ditën e parafundit të merkatos dhe më bëri një ofertë deri në fund të sezonit me mundësin e vijimit të një karriere si drejtues tek Interi. E pyeta nëse po tallej me mua dhe i thashë me shaka se duhet të merrte një lojtar më të ri.

Më pas fola me klubin tim dhe më thanë që nuk bëhej fjalë të linin të lirë. Interi është gjithçka për mua, është klubi që më transferoi në Itali dhe skuadra që më ndryshoi jetën. Dua të vazhdoj të luaj edhe një vit, sepse ëndrra ime për ta mbyllur me Euro 2020 u shty për vitin tjetër”, deklaron Pandev. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!