Së shpejti mund të marrë fund bashkëpunimi i Milan Skriniar me Interin.
Qendërmbrojtësi refuzoi ofertën përfundimtare të Nerazzurrëve për një kontratë të re, e cila u bë e ditur pak më herët. Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi është pajtuar me pamundësinë për ta mbajtur 27-vjeçarin sllovak për një kohë të gjatë, kështu që ata vendosën të fillojnë punën aktive për shitjen e tij në ditët e fundit të merkatos dimërore për të parandaluar që lojtari të largohej falas pas 6 muajsh.
Interes për Skrinjarin tregon Paris Saint-Germain, i cili sipas disa raportimeve mund ta blejë atë në janar për 20 milionë euro. /G.D abcnews.al/