Interi u shpall sot kampion i Italisë pas 11 viteve pritje duke thyer kështu edhe dominimin e Juventuesit.
Kampionati italian është një nga më të ndjekurit edhe në Shqipëri dhe sigurisht që sot nuk kishin si të mungonin komentet nga rivalët kryesorë të zikaltërve, juventinët.
Njëri prej tyre, i njohur për lidhjen e fortë me ngjyrat bardhezi është zv/ kryeministri Erion Braçe, që ka “thumbuar” interistët duke mos i lënë të qetë që të festojnë.

“Ka qe fitojne e bejne histori! Ka qe fitojne nje here, harrohen, zhduken” shkruan Braçe./ db/ Abcnews.al

