Interi i tregon derën, sulmuesi nuk ka ndërmend të largohet!

schedule21:54 - 8 Nëntor, 2019

schedule 21:54 - 8 Nëntor, 2019

Matteo Politano nuk e mendon aspak largimin nga Interi në merkaton janarit, pavarësisht se mediet italiane kanë sugjeruar se ai mund të transferohet larg Milanos. Interi mund ta “përdorë” Politanon si pjesë e një marrëveshje për një lojtar të ri në janar, por 26-vjeçari nuk dëshiron të largohet nga klubi.

Ardhja e Antonio Conte e ka “ndëshkuar” Politanon, i cili tani nuk është më në gjendje të luajë në rolin e tij të preferuar (sulmues krahu) dhe si rezultat, minutat kanë qenë me pikatore. Italiani ka luajtur vetëm 284 minuta në 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Forma e Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku nuk e kanë ndihmuar aspak, duke e lënë në stol mëngjarashin zikaltër.

Madje, pritet dhe rikthimi i Alexis Sanchez, çka bën që Politano të mos aktivizohet thuajse fare. Megjithatë, ky i fundit mbetet i bindur se do të gjejë hapësira në formacion dhe se nuk ka ndërmend të largohet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!