Interi duket i vendosur për t’i bërë një dhuratë trajnerit Antonio Conte dhe ai është Paul Pogba. Mesfushori francez i Manchester United lidhet edhe me klube të tjera, si Real Madrid, PSG dhe Juventusit, por zikaltrit janë klubi më i gatshëm për të ofruar para, sikurse raporton “Gazzetta dello Sport”.
Juventus është gati të ofrojë dy futbollistë, Miralem Pjanic dhe Douglas Costa. Kriza e krijuar nga pandemia e COVIC-19 ka bërë që klubet të mendohen mirë për shpenzimet. Gjithsesi Interi për të transferuar Pogba më parë pret të shesë dy lojtarë, që u sjellin atyre 100 milion euro.
Rreth 20 milionë klubi italian i pret nga Bayern Munich për Ivan Perisic, ndërkohë që edhe Mauro Icardi është gjithashtu një lojtar që mund të shitet për një shifër të konsiderueshme. Gjithsesi duhet parë mirë vullneti i United, kurse sa i takon Pogba, një ribashkim me Conte e intrigon. /abcnews.al