Kontrata aktuale e Milan Skrinjarit me Interin skadon në fund të sezonit.
Klubi i Milanit dëshiron të mbajë në skuadër sllovakun 27-vjeçar, por zikaltërit nuk do të presin shumë për vendimin e mbrojtësit.
Sipas Sky Sports Italia, Interi i ka dhënë Skrinjarit një ultimatum, ai duhet të japë një përgjigje të qartë për të ardhmen e tij deri më 20 janar. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë klubi i Milanit mund edhe të tërheqë ofertën e tij për një kontratë të re dhe të fillojë të planifikojë largimin e Skrinjarit gjatë verës.
PSG po tregon një interes aktiv për Milan Skriniar. Parisienët mund të nënshkruajnë falas me Sllovakun në fund të sezonit. /G.D abcnews.al/