Interi e nxjerr në merkato, sirena braziliane për “luftëtarin” e Contes

schedule21:35 - 10 Mars, 2021

schedule 21:35 - 10 Mars, 2021

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, mund të largohet nga zikaltrit. Sipas raportmit të “Calciomercato”, është vetë klubi milanez që kërkon ta vendosë në merkato kilianin, i cili e ka humbur vendin e titullarit në formaconin e Antonio Contes.

Kujtojmë që kontrata e 33-vjeçarit me Interin përfundon në vitin 2022 dhe kjo është arsyeja se pse drejtuesit kërkojnë që ta shesin gjatë merkatos së verës, për të mos ta humbur sezonin e ardhshëm me parametra zero. Mësohet se është Flamengo që po monitoron me kujdes situatën e lojtarit dhe brazilianët e duan Arturon në ekip.

 

Kartoni i Vidal vlerësohet diku të 8 milionë euro, të cilat do të ndihmonin sadopak Interin në krizën financiarë që po kalojnë. Mesfushori veteran numëoron 23 ndeshje në Serie A këtë sezon, por vetëm 11 prej tyre i ka filluar si titullar, kryesisht në fillimin e kampionatit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!