Rinovimet janë një çështje që tek Interi po punojnë intensivisht. Kapiteni Samir Handanovic është një element i rëndësishëm për skuadrën e Antonio Conte. Mungesa e tij pas dëmtimit u ndje shumë këtë sezon dhe tek Interi prej kohës po mendojnë të nënshkruajnë një kontratë të re.
Portieri slloven është i gatshëm të firmosë deri në qershor të vitit 2022, praktikisht duke menduar kështu edhe mbylljen e karrierës në klubi zikaltër. Nga ana tjetër Interi mendon edhe për pasuesin e tij, pasi Handanovic në korrik mbush 36 vjeç.
Në verë Interi fo të rikthejë Radu, që të jetë portier i dytë dhe ka një plan për portierin e ardhshëm. Sërish e merr te Udinese dhe Gazetta dello Sport raporton se Interit u pëlqen Juan Musso.
Ai vlerësohet me 30 milion euro nga klubi friulian dhe në kampion zikaltër mendojnë ta blejnë në verë dhe ta lënë një vit tek Udinese, që në mënyrë që të rritet dhe maturohet. /abcnews.al