Interi duhet të shesë Vidalin dhe Sanchezin për të nënshkruar me Dybalan

schedule16:59 - 3 Qershor, 2022

schedule 16:59 - 3 Qershor, 2022

Interi aktualisht nuk është në gjendje të nënshkruajë me sulmuesin Paulo Dybala për shkak të listës së ngarkuar të pagave.

Për transferimin e zikaltërve është e nevojshme ndarja me dy kilianë, Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez, i cili është lojtari më i paguar në skuadër.

Të dyja kontratat janë të vlefshme deri në vitin 2023.

Nëse Vidal aktualisht është afër kalimit te Flamengo braziliane, atëherë e ardhmja e Sanchez është ende e paqartë. Për sulmuesin janë të interesuar klube nga Japonia dhe Turqia, por Alexis ende nuk ka marrë ndonjë ofertë konkrete.

Kujtojmë se Paulo Dybala është aktualisht në statusin e lojtarit të lirë pas largimit nga Juventus. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!