Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Interi dhe Milani vetëm për fitore

schedule18:26 - 21 Tetor, 2018

schedule 18:26 - 21 Tetor, 2018

Seria A do të ketë sot sfidën e madhe mes Interit dhe Milanit. Të dyja skuadrat janë kthyer në pretendente dhe do të synojnë vetëm fitoren në stadiumin “San Siro”.

Nuk vlen titullin, por është më e rëndësishme se çdo ndeshje. Është pra derbi i mbiquajtur “i Madoninës”, ai i Milanos, në Serinë A. Interi do të presë Milanin në stadiumin e famshëm “San Siro”, në ndeshjen zyrtare numër 222 dhe e vetmja gjë që kërkohet është fitorja. Emocionet pritet të jenë të forta, ndërsa dy ekipet janë kthyer më në fund në pretendentë, pas shumë vitesh zhgënjimi.Trajneri interist, Spaleti, komenton shkurt dhe qetë.

“Nuk e di nëse dy skuadrat kanë frikë nga njëra-tjetra. Nuk dua që të merrem me këtë. Unë mendoj vetëm që të kërkoj maksimumin nga lojtarët e mi, të kërkoj që ata të mos kenë frikë. Mund të kemi sukses vetëm nëse kemi besim tek puna dhe tek forcat tona. Duhet të luajmë për fitore për të kënaqur tifozët tanë që do të jenë të shumtë në stadium”, tha ai.

Kolegu i tij, ish-ylli milanist, Gatuzo, është më konkret në analizë.

“E kam pasur shumë të lehtë ta përgatis ndeshjen. Duhet të jemi të fortë dhe të mos ndikohemi nga emocionet, pasi kjo do të na lodhte para kohe. Interi është një skuadër e fortë, teknikisht dhe fizikisht, pra nuk duhet të gabojmë. Gjithsesi, mendoj se Milani sot është më lart teknikisht, ndërsa synimi ynë është gjithnjë vetëm fitorja”, u shpreh trajneri.

Interi kryeson në bilanc ndaj rivalëve me 62 fitore ndaj 51 humbjeve në Serinë A, dhe me 78 fitore e 76 humbje në total. Të dyja skuadrat nuk kanë probleme me dëmtimet apo pezullimet, dhe vetëm Milani ka në dyshim kroatin Striniç, si dhe mungesë Kontin.

Skemat pritet të jenë të ndryshme, 4-2-3-1 ajo e Spaletit tek Interi, dhe 4-3-3 moduli i Gatuzos për kuqezinjtë. Në fushë pritet të jenë lojtarët më të mirë, me zikaltërit që do të mbështetet tek Ikardi në sulm, Perishiç, Naingolan, por me Vrsaljkon apo Kandrevën në stol.

Edhe tek Milani, pritet që sulmuesi i ri, Kutrone ta nisë si rezervë, ndërsa në sulm do të jenë Higuain, Suso apo Çalhanoglu. Sipas parashikimeve, Interi është favorit me kuotën 2.5, ndërsa suksesi milanist ka koefiçient 2.95./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!