Një nga prioritetet e Interit për javët e ardhshmë në merkato është shitja e Alexis Sanchez.
Sipas “El Aire Livre” në Kili, klubi zikaltër dëshiron të takohet me agjentin e lojtarit në ditët në vijim për të gjetur një marrëveshje për lamtumirën e tij.
Ka dy mundësi për të “hequr qafe” sulmuesin kilian.
E para është një pagesë e konsiderueshme e largimit për sulmuesin ose një transferim i përhershëm.
Deri tani, Sevilla dhe Galatasaray janë dy klubet të cilat janë të interesuara për Alexis Sanchez./h.ll/abcnews.al