Interi “blindon” yllin e mbrojtjes, Alessandro Bastoni firmos edhe për tre vite

schedule16:55 - 28 Maj, 2021

schedule 16:55 - 28 Maj, 2021

Interi ka blinduar një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës. Mbrojtësi Alessandro Bastoni, i cili është edhe pjesë e kombëtares së Italisë, ka pranuar ofertën e drejtuesve të klubit dhe ka nënshkruar kontratën e re, që do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Vetë klubi i Interit ka njoftuar: “FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës së lojtarit Alessandro Bastoni. Mbrojtës i lindur në vitin 1999 do të jetë zikaltër deri më 30 qershor 2024”.

Bastoni është formuar si lojtar tek Atalanta, ku Interi e bleu në vitin 2017 dhe u la aty në huazim. Më pas u dha borxh edhe te Parma, për të veshur në 2019-n fanellën e zikaltërve. Trajneri Antonio Conte e bëri pjesë të rëndësishme të ekipit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!