Interi ka menduar që në merkaton e janarit të “blindojë” portën, duke marrë parasysh se kapiteni Samir Handanovic është në fundin e karrierës së tij, sepse mosha 37 vjeç nuk premton shumë.
Për këtë arsye drejtuesit e Interit janë vënë në kërkim të një zëvendësuesi, dhe prej kohësh janë në gjurmët e portierit të Ajaxit, Andre Onanës.
Sipas “Tuttosport”, e ardhmja e portierit 25-vjeçar është në Itali dhe është Interi, skuadra që ka arritur një marrëveshje paraprake me gardianin Kamerunas. Drejtuesit Zikaltër i kanë ofruar një kontratë 4-vjeçare dhe një pagë prej 3 milion euro në sezon.
Në këtë mënyrë Interi do të përfitonte nga transferimi i portierit 25-vjeçar në Milano me parametra zero, sepse kontrata aktuale e gardianit Kamerunas përfundon në fund të qershorit të 2022. /f.a/abcnews.al