Interi 3 gola “rrufe” ndaj Sampdorias

schedule19:42 - 22 Maj, 2022

schedule 19:42 - 22 Maj, 2022

Interi ka shënuar 3 gola të shpejtë ndaj Sampdorias.  Vetëm 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë ishte Ivan Perisic ai i cili dërgoi topin në rrjetë duke kaluar “zikaltërit” në avantazh.

Ndërkohë në minutën e 55’ ishte Joaquin Correa ai i cili dyfishoi shifrat ndaj Sampdorias.

 

Një gol tjetër i shpejtë erdhi për Interin. Ishte sërish Correa ai që mendoi për skuadrën duke e çuar rezultatin në 3-0. /abcnews.al/