Është vetëm 14-vjeç, por talenti shqiptar, Kevin Zefi, është një nga lojtarët më të mirë të moshave në kampionatin irlandez të futbollit. Futbollisti me origjinë nga Shkodra aktivizohet në radhët e Shamrock Rovers dhe tek ekipi irlandez, po bën paraqitje të shkëlqyera.
Babai i talentit shqiptar, Kastriot Zefi tha për Shkodra Sport se Federata Shqiptare e Futbollit ka komunikuar me të, në mënyrë që Kevin Zefi të përfaqësojë ngjyrat kuqezi: “Më ka telefonuar një përfaqësues i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ka shfaqur interesin për djalin që ai në të ardhmen të përfaqësoj Shqipërisë. Sigurisht që unë e falënderoj atë dhe Federatën për këtë interesim por për momentin e kemi bërë zgjedhjen tonë teksa djali po luan për Irlandën”.
Zefi ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaret e moshave të Irlandës, por të shpresojmë që të në ardhmen të veshë fanellën kuqezi të kombëtares tonë. Cilësitë e tij janë shumë të mira që në moshë të re dhe jo më kot, disa skuadra në Premier League janë vënë pas shërbimeve të tij. Talenti shqiptar duket në një rrugë të mirë./abcnews.al