Kai Havertz është një nga lojtarët më të talentuar të futbollit gjerman. 20-vjeçari është pjesë e Bayer Leverkusen prej vitit 2016 dhe numëron 30 gola të shënuar në Bundesligë. Kontrata me “Aspirinat” i përfundon në vitin 2022, teksa lojtari është edhe pjesë e kombëtares gjermane.
Mesfushori ofensiv pëlqehet nga shumë klube “big” dhe dëshiron të nisë një aventurë të re. Transferimi në Spanjë është dëshira e madhe. Defensa Central citon se agjenti i tij ia ka ofruar Realit të Madridit shërbimet e Havertz. “Los Blancos” e pëlqejnë, por ka një problem rreth çmimit të kartonit
Bayer Leverkusen kërkon 100 milion euro për ta lënë të lirë, shumë që tremb dhe frenon klubin spanjoll, sidomos në këtë kohë krize ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi. /abcnews.al