Talenti i Romës, Nicolo Zaniolo, i cili iu dhuroi verdhekuqve trofeun e Conference League, është një nga lojtarët e kërkuar gjatë kësaj merkatoje.
Skuadra të mëdha kërkojnë shërbimet e tij, por te Juventusi e shikojnë si zëvendësuesin ideal të Paolo Dybalas.
Në një intervistë për mediat italiane, Zaniolo foli edhe për të ardhmen e tij, ku u shpreh se fakti që kërkohet nga ekipe të mëdha e bën të ndihet i vlerësuar, ndërsa analizon edhe sezonin e mbyllur me Romën.
“Qëllimi i këtij viti ishte të mos ndalesha, kam shënuar 8 gola, që ndonjëherë më duken pak, por ishte çmenduri të mendoja se mund të shënoja 25/30 pas dy vitesh pa top.
Më pas u dhamë tifozëve një trofe që i mungonte prej kohësh. Kështu që shkoi shumë mirë. Me golin e shënuar me Trabzonsporin thashë me vete, ja ku më në fund je kthyer për të luajtur. Nga ana tjetër ndaj Bodos kam luajtur ndeshjen perfekte”.
E ardhmja? Interesi i skuadrave të mëdha më gëzon, nëse kërkojnë për ty do të thotë që ti vlen. Nëse do të më duhej të largohesha nga Roma do të më mungonin shumë njerëz, jo vetëm Abrahami.
Zëvendësuesi i Dybala te Juventusi? Ai është një lojtar fantastik, le të shohim. Jeta është e paparashikueshme, unë stërvitem dhe pres.
Idhulli Ibrahimovic : Jam i lumtur që fitoi Scudetton, ai e ktheu Milanin. /f.a/abcnews.al