Qyteti i Vlorës gjatë këtij sezoni ka mirëpritur një numër të jashtëzakonshëm turistësh, një numër i cili nuk ishte parashikuar nga autoritet.
Vlora gjatë këtij viti është vizituar jo vetëm për bregdetin, por edhe për sitet arkeologjike.
Ky sezon ka regjistruar 50% më shumë turistë në sitet arkeologjike, krahasuar me një vit më parë.
Vitit e kaluar numri i turistëve ka qenë 14 mijë, ndërsa këtë vit deri në fundin e muajit gusht është rreth 21 mijë .
Referuar shifrave të dy javëve të para të muajit shtator, jemi 66% më shumë se vitin e kaluar, raporton gazetari i ABC News, Elton Nika.
Krahasuar më vitin më të mirë turistik që ka përjetuar Shqipëria deri më tani, që është ai i vitit 2019, ky regjistron 25% më shumë turistë.
Siti arkeologjik më i vizituar në qytetin e Vlorës vazhdon të jetë Kalaja e Porto Palermos, e cila ka pritur rreth 13 mijë turistë.
Në një intervistë për ABC News, Drejtori i Trashëgimisë Kulturore, Orges Feimi është shprehur shkurtimisht se përpos rritjes me 50% të numrit të turistëve, në fund të muajit gusht ka përfunduar edhe paketa e mirëmbajtjes së monumenteve të kulturës dhe menjëherë është nisur me ndërhyrjen në 7 monumente në Sarandë./abcnews.al