Interes për pensionet private/ Shkon në 38 mijë numri i anëtarëve gjatë këtij viti

schedule15:10 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 15:10 - 3 Dhjetor, 2023

Qytetarët shqiptarë po preferojnë  gjithmonë  e më tepër pensionet private. Të dhënat e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare tregojnë se gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti  janë regjistruar në këtë skemë mbi 38 mijë anëtarë. Numri i anëtarëve është zgjeruar me mbi  4% ose 1483 anëtarë që nga fillimi i vitit. Në vlerë skema e pensioneve private ka kapur një vlerë prej 6.48 miliardë lekësh ose 60.80 milionë euro. Nëse e krahasojmë me një vit më parë vërehet një rritje me rreth 26% e vlerës së aseteve të pensioneve private. Por pavarësisht kësaj tendence pjesëmarrja e qytetarëve shqiptarë në skemën e pensioneve private vlerësohet ende e ulet. Aktualisht në këtë skemë janë  më pak se 3% e forcave të punës. Nëse pensionet private do të ishin më të zhvilluara kjo do të lehtësonte barrën e skemës publike. Për të nxitur këtë skemë Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka ndërmarr  disa ndryshime ligjore që synojnë nxitjen e kësaj skemë, ndërhyrjet synojnë  të ulin tarifat në rastet kur fondi tërhiqet me këste.

Skema e pensioneve private mbetet ende e panjohur për popullsinë e gjerë  por ajo ofron një mundësi për rritje reale të pensioneve, nga pikëpamja e të ardhurave. Nëse një person ka mbyllur para në skemën private të pensioneve paratë e investuara nuk humbasin, ato trashëgohen nga pasardhësit, ndryshe nga pensioni shtetëror që pushon së ekzistuari me humbjen e jetës së pensionistit. Pensionet private janë një skemë sociale që operojnë në Shqipëri prej 17 vitesh  dhe në  vend ekzistojnë 4 fonde pensionesh private.

PERSONA NE SKEMEN E PENSIONEVE PRIVATE

Viti 2022                          36.5 mije

Janar-shtator 2023           38 mije/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!