Interi arriti të kualifikoheshe mbrëmjen e djeshme ndaj Portos pas rezultatit 0-0 që arriti të merrte në Portugali.
Steven Zhang, presidenti zikaltër, foli për mikrofonat e “Sky Sport” duke shprehur dëshirën e tij që në çerekfinale të Champions League të përballej me Milanin, një derbi i Milanos në kupat evropiane.
“Ka shumë emocion pas 7 vitesh punë, në këtë kompani po shkojmë në drejtimin e duhur dhe të gjithë po bëjnë maksimumin. Çfarë presim në muajt në vijim? Duam të luajmë çdo garë deri në fund. Skena ndërkombëtare është ajo që na takon neve.
Arritja në fund do të thotë të sjellësh më shumë trofe në vitrinë. Derbi në çerekfinale me Milanin? Çdo ekip është i fortë, por në këto shtatë vite derbi sigurisht që më ka dhënë mua emocionet më të më dha. Po, do të doja të luanim kundër Milanin në çerekfinale të Champions League”, u shpreh Steven Zhang./ h.ll/abcnews.al