Që pas lejes për mbushjen e stadiumeve me një kapacitet rreth 75%, Interi vazhdon të impresionojë me shifrat e tifozëve.
Pas mbushjes pothuajse plotë ndaj Sheriff-it dhe Juventus-it, gjithmonë sipas ligjit të vendosur, Inter po shkon në një shifër tjetër rekord ndaj Udineses.
Priten të jenë rreth 50 mijë tifozë “zikaltër” që do të mbushin shkallët e stadiumit.
Klubi “zikaltër” bënë me dije se për fëmijët nën 18-vjeç bileta do të fillojë që nga shifra e 10 euro, ndërsa për abonentët e “Inter Club”, mjafton të tregojnë kodin QR në stadium për tu futur brënda.
Gjithashtu do të ketë zbritje në çmimin e biletave edhe për të rriturit./H.LL/abcnews.al