Inter synon një tjetër sulmues në ekip, Armando Broja figuron në listën e zikaltërve

schedule09:42 - 10 Tetor, 2023

schedule 09:42 - 10 Tetor, 2023

Interi ka aktualisht sulmin më të mirë në Serie A, me zikaltërit që kanë shënuar 21 gola në tetë ndeshjet e ligës italiane.

Megjithatë, Simone Inzaghi nuk është totalisht i bindur pasi aktualisht sulmuesit titullarë, Lautaro dhe Thuram, janë të vetmit që shënojnë dhe prodhojnë gola, ndërsa Sanchez dhe Arnautovic janë ende në hije.

Kështu, trajneri italian ka kërkuar përforcim tjetër në repartin e sulmit në merkaton e janarit. I pari në listë është Mehdi Taremi, sulmuesi i Portos. Përveç tij, Interi është duke vëzhguar edhe Armando Brojën, sulmuesin e kombëtares shqiptare i cili luan me Chelsea në Premier League.

Nëse zikaltërit do të arrinin te Broja, formula e transferimit të tij nga Chelsea në Milano do të ishte me huazim dhe “Gazzetta dello Sport” e cilëson si një goditje të mirë për zikaltërit, gjithmonë nëse do të arrihej të realizohej./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!