Inter shkëlqen edhe te financat, Champions League mbush “arkat” e “Zikaltërve”

schedule18:46 - 9 Nëntor, 2024

schedule 18:46 - 9 Nëntor, 2024

Po kalojnë një moment fanastik në fushën e blertë, dhe po ashtu edhe nga ana financiare.

Të ardhurat e Inter nga UEFA Champions League për edicionin 2024- 2025 po rriten pas çdo ndeshjeje, teksa deri më tani shifra totale e vlerësuar nga “Calcio e Finanza” ka arritur në 57.28 milionë euro dhe ajo rrjedh nga shuma e pesë “klauzola”.

“Bonusi i pjesëmarrjes” i siguron plot 18,62 milionë euro “Zikltërve” ndërsa “pozicionimi në  renditje” 275 mijë euro minimumi, nga “kuota evropiane” Inter siguron plot 24,02 milionë euro, nga, “pjesa jo-evropiane” 7.36 milionë euro” dhe “bonus rezultati”, deri më tani, 7 milionë euro falë tre fitoreve dhe një barazimi të arritur në katër javët e para të turneut.

Me ende katër ndeshje në dispozicion, të ardhurat e “gjigantëve” të Milanos janë të destinuara të rriten, e për më tepër duke u shtuar edhe fitimet që do të vinë nga prania e tifozëve që deri tani ka qenë gjithmonë maksimale. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!