Mbrojtësi i Interit, Victor Moses, ka folur në prag të finales së madhe të Europa Leagues ndaj Sevillas. Ndeshja pritet të zhvillohet ditën e premte në stadiumin e Koelnit në Gjermani dhe nigeriani është tepër optimist për fitoren.
“Jam paska i lodhur sepse fjeta shumë vonë pas ndeshjes ndaj Shakhtarit, por ajo që ka rëndësi është që ne jemi në finale. Po fitojmë dhe kjo gjë po na pëlqen. Jeta këtu në hotel është shumë mirë si dhe mua personalisht më pëlqen relaxi,” deklaron Moses për faqen zyrtare të Interit.
“Trajneri na kërkon gjithmonë 110% nga secili prej nesh. Conte është një person pasionant dhe i përjeton shumë ndeshjet. Ne kërkojmë të fitojmë trofeun pikërisht për të,” përfundon ish-lojtari i Chelseas, i cili numëron 19 takime me zikaltrit që nga transferimi i tij në Milano në janar. /abcnews.al