Arturo Vidal ndeshjet e fundit duket se është “ringjallur”.
Performanca e tij në fushën e lojës ka kënaqur shumë inzaghin por edhe tifozët zikaltër. Në ndeshjen ndaj Sheriff mediat italiane shkruanin për të se është rikthyer “luftëtari” i dikurshëm Vidal. Inzaghi ka filluar ta aktivizojë më shpesh dhe i jep goxha minuta në dispozicion kilianit dhe ai mesa duket është duke e shpërblyer besimin e trajnerit zikaltër.
Klubi italian po mendon të zgjasë kontratën e tij edhe me një vit tjetër. Ekipet e interesuara për shërbimet e kilianit janë Trabzonspor dhe Marseille./h.ll/abcnews.al