“Corriere dello Sport” e ka nisur ditën me titullin “Ideja e Interit për mesfushën është Mkhitaryan”.
Me largimin e vidal dhe Vecino, nevojiten përforcime të reja në mesfushë dhe Interi po reflekton mbi Mkhitaryan, të cilit i skadon kontrata me Romën.
Gazeta prestigjoze italiane gjithashtu ka bërë të ditur se Interi ka pothuajse një muaj që ka nisur kontaktet me lojtarin armen, dhe thuhet se ai është i gatshëm të kalojë tek Interi.
Zikaltërit e duan atë si zëvendësuesin e Hakan Calhanoglu, pasi turku për sezonin tjetër shihet përsëri si titullar./h.ll/abcnews.al