Inter do të ndeshet mbrëmjen e nesërme në Portugali ndaj Benfikës, ndeshja e parë e çerekfinaleve të Champions League.
Pavarësisht se nuk po kalojnë aspak një periudhë të mirë me rezultatet negative, Inzaghi do të ketë edhe një problem tjetër të madh në këtë përballje. Skriniar dhe Calhanoglu janë dy lojtarët kyç të cilët nuk ia dolën të rikuperoheshin nga dëmtimet përkatëse për këtë sfidë tepër të rëndësishme për Interin.
Sigurisht, Inzaghi do të startojë treshen e mesfushës me Barella, Brozovic dhe Mkhytarian. Një shans i artë do të jetë edhe për Kristjan Asllanin, i cili mund të ketë minuta të konsiderueshme në dispozicion në këtë sfidë tepër të rëndësishme për Interin.
Gjithashtu, Bastoni, Lautaro dhe Dimarco do të duhet të tregojnë kujdes maksimal sepse në rast ndëshkimi me kartonin e verdhë, ata do të humbasin ndeshjen e kthimit në San Siro./ h.ll/abcnews.al