Inter nuk përmbahet: Arrihet akordi për Young, edhe Eriksen-Giroud drejt finalizimit

schedule20:55 - 16 Janar, 2020

schedule 20:55 - 16 Janar, 2020

Ditë decizive dhe intensive në kampin zikaltër. Pasi u zhbllokua tratativa me Romën për shkëmbimin Politano-Spinazzola, Inter ka arritur edhe akordin me Manchester United për Ashley Young. 1.5 milion euro janë paguar në arkat e klubit anglez për shërbimet e mbrojtësit të majtë, i cili do të firmosë një kontratë 1.5-vjeçare me klubin e ri.

34-vjeçari aktivizohet edhe në krahu e djathtë të mbrojtjes dhe nesër do të zbarkojë në Milano për të kryer vizitat mjekësore. Shumë afër është edhe marrëveshja për Christian Eriksen. Inter ka arritur të ofrojë deri në 15 milionë euro për kartonin e lojtarit danez, të cilit njësoj si Young i përfundon kontrata në fund të sezonit.

Tottenham kërkon 5 milionë më shumë, diferencë që pritet të mos shkaktojë probleme. Agjenti i mesfushorit ndodhet në Milano për të diskutuar detajet e fundit me klubin italian, teksa të gjithë presin “po”-në e Spurs.

E nesërmja do të sjellë edhe akordin Inter-Chelsea për Oliver Giroud. Sulmuesi francez do të vijojë karrierën te zikaltrit, aty ku do të jetë zëvendësuesi i Romelu Lukakut në majën e sulmit. Lëvizje që kënaqin Antonio Conten dhe forcojnë Interin për të rinisur sulmin drejt fitimit të titullit kampion. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!