Që pas ardhjes së Marottas tek Interi, zikaltërit gjithmonë kanë bërë një merkato cilësore, me lojtarë të mëdhenj me pak para, por edhe me goditje me parametra zero të cilët kanë qenë yje.
Marcus Thuram kërkohej me ngulm nga Milani dhe dukej shumë pranë, por në çastet e fundit, Marotta lëvizi gurët e tij dhe bëri magjinë, ku sulmuesi francez më pas pranoi transferimin tek Interi dhe këtë javë priten vizitat mjekësore.
Më pas ishte një interesim i Milanit për Lukakun, por sërish, dëshira e belgut për të qëndruar zikaltër dhe puna e palodhshme e drejtuesve zikaltër për të mbajtur sulmuesin në shtëpi, bëri që Milan të dukej i pashpresë.
Frattesi është një tjetër situatë, me mesfushorin e Sassuolos që kërkohet shumë nga Interi dhe Milani. Së fundmi raportohet se mesfushori italian mund të bëhet një lojtar i zikaltërve, duke bërë kështu që Milani të dalë sërish jashtë loje.
Së fundmi, kuqezinjtë shfaqën interes për Alvaro Morata, por edhe këtë herë, Inter thuhet se është futur në garë për spanjollin duke e cilësuar si planin B në rast dështimi për të mbajtur Lukakun./h.ll/abcnews.al