Simone Inzaghi vështirë se do të vazhdojë në pankinën e Interit edhe në sezonin e ri dhe një nga emrat që janë lidhur me Nerazzurrët është ai i Sergio Conceicao.
Sipas Gazzetta dello Sport, Nerazzurrët kanë bërë kontaktet e para me trajnerin portugez.
Pengesë për negociatat do të jetë klauzola e lirimit të trajnerit portugez, pasi ai ka edhe një vit kontratë me Dragonjtë.
Megjithatë, Conceicao nuk është i vetmi në listën e Interit, pasi me Nerazzurrët janë lidhur edhe emrat e De Zerbi, Thiago Motta dhe Antonio Conte. /G.D abcnews.al/
Burimi: Gazzetta dello Sport