Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inter nis “fluturimin”/ Zikaltërit bindin në Cagliari, tashmë pranë kreut në Serinë A

schedule14:46 - 28 Shtator, 2025

schedule 14:46 - 28 Shtator, 2025

Është vërtet një skuadër e çuditshme. Interi është ekipi që shënon më shumë gola në Serinë A, 13, por nga ana tjetër ka pësuar dy humbje në pesë javë.

Vetëm 4 ekipe në kampionat kanë pësuar më shumë, por gjithsesi fitorja në Kaljari ndoshta mund të jetë një moment kthese për të besuarit e trajnerit Kristian Kivu. Suksesi 2-0 në ishull ishte plotësisht I merituar, provë e një formacioni që meriton të pretendojë titullin.

Lautaro Martinez që në 9’ dhe Francesko Pio Espozito ishin autorët e golave, që mund të kishin qenë më shumë. Lombardët patën 20 gjuajtje drejt portës, 5 në kuadrat ndërsa Kaljarit nuk I lejuan asnjë të vetme mes shtyllave të portës që mbron Martinez.



“Inter nis fluturimin, – shkruan “La Gazeta delo Sport”, – Fitore e merituar në shtëpinë e Kaljarit! Kapiteni kalon Macolën me 117 gola në Serinë A!”

Përpara tij janë vetëm Meaca, Lorenci, Nijers dhe Altobeli. Argjentinasi është I gjashti në renditjen e përgjithshme të shënuesve zikaltër me 155 gola.

“Il Korriere delo Sport” ia kushton vendin kryesor barazimit të Juventusit, ndërsa për zikaltërit komenton: Festë e Interit dhe e vogëlushit Pio!

Gjithsesi, Interi ka vetëm 9 pikë, për momentin ende prapa kreut, ndërsa shpreson që Napoli të mos fitojë sonte në “San Siro” ndaj Milanit për të nisur arratinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!