Më keq se Spezia, Monza, Bologna apo Cremonese.
Një statistikë shqetësuese për zikaltërit ku skuadra e Simone Inzaghit rrjedh nga të gjitha anët. Golat e pësuar jashtë janë 16-të, të shpërndara në shtatë ndeshje.
Deri më sot, janë të dhënat më të këqija të kampionatit të Serie A, edhe me të njëjtin numër ndeshjesh, Spezia në shtatë ndeshje ka pësuar 15 gola dhe Cremonese 13 gola të pësuar në 7 ndeshje. Dhe ta mendosh se këto dy klube luftojnë për mbijetesë.
Inzaghi duhet të veprojë sa më shpejtë, për të mos parë një Inter të rrëzohet më keq se kaq./ h.ll/abcnews.al