Marcelo Brozovic është xhevahiri i ekipit zikaltër. Kroati është “truri” i ekipit dhe një nga lojtarët më të mirë.
Martinez dhe Barella janë blinduar nga Interi por për kroatin ka vështirësi. Brozovic endë nuk është ulur të diskutojë shifrat e rinovimit me drejtuesit e Inter-it dhe kjo gjë po i shqetëson ata.
Aktualisht Brozovic përfiton 4 milion euro në sezon dhe klubi zikaltër po mendon të rrisi pagën e tij deri në 5.5 milion euro dhe bonuse. Por mesa duket mesfushori nuk po dëshiron të nxitojë për arsye se për atë ka zëra se shumë ekipe të mëdha janë pas tij.
Kohët e fundit ka dalë në pah PSG ku është interesuar për kroatin. Për Interin do të ishte një humbje e madhë nëse Marcelo nuk do të rinovonte sepse në qershor atij do I skadonte kontrata me Interin dhe do të largohej me parametra zero./h.ll/abcnews.al