Milan Skriniar do të luajë derbin e tij të 16-të me fanellën zikaltër të dielën. Ajo që në letër do të jetë e fundit, më e vështira për një lojtar që nuk ka humbur asnjë minutë nga derbit e tij. Një mundësi për të rikuperuar menjëherë atë besim që tashmë duket se po lëkundët, para së gjithash nga shokët e skuadrës.
Klubi nuk e sulmoi, por e mbrojti sllovakun, gjithashtu edhe ultrasit e Interit. “Curva Nord” theksoi se ata kanë folur me Skriniar dhe e kanë mirëkuptuar vendimin e tij, gjithashtu vendosën ta respektojnë deri në ditën e fundit që ai do të veshë fanellën e Interit përpara se të transferohet te PSG.
Skriniar në dhomat e zhveshjes kishte takuar shokët e tij të skuadrës, ku fjalimi i tij kishte të bënte me vullnetin e plotë për të ndihmuar ekipin deri në ndeshjen e fundit dhe se do të angazhohej plotësisht për atë fanellë.
Skriniar pritet titullar në fushën e lojës të dielën ndaj Milanit, por pa shiritin e kapitenit, pasi tashmë ai ka kaluar te Lautaro Martinez./ h.ll/abcnews.al