Rivalët gabojnë, por jo Inter, që pasi merr “dhuratat” në garën për titull, fiton ndeshjen e tij dhe merr kryesimin e Serie A.
Skuadra zikaltër fitoi 2-1 në transfertën kundër Genoa, duke forcuar pozitat e saj si pretendente në këtë sezon të kampionatit italian.
Pas vetëm gjashtë minutave nga nisja e topit të parë, Bisek ndali topin në rrjetë për epërsinë e shpejtë të Inter.
Skuadra e drejtuar nga Kristian Kivu vrau garën përpara kohe, duke shënuar edhe golin e dytë me kapitenin Lautaro Martinez.
Pas pushimit, Gnoa vetëm sa zbuti humbjen Vitinja, por nuk prishi festën e Inter që merr merr komandën në renditje me 33 pikë, vetëm një më shumë se Milan.
Ky I fundit zhgënjeu parashikimet, duke u ndalur në “San Siro” në barazimin 2-2 përballë Sasuolo.
Miqtë suprizuan shpejt, pasi në minutën e 13-të kaluan në epërsi me Kone.
Milan bnarazoi në pjesën e parë me Bartezagi, ndërsa menjëherë pas pushimit përmbysi shifrat me realizimin e dytë personal të mbrojtësit të ri.
Por roli si hero i tij u zbeh në minutën e 77-të, kur Laurente goditi sërish për Sasuolo, duke vulosur përfundimishtt fatin e sfidës.
Më keq se kaq shkoi për Napolin.
Kampionët në fuqi të Serisë A jetuan humbjen e dytë radhazi pas asaj të mesjavës në Champions, duke u dorëzuar 1-0 në fushën e Udinese.
Pasi iu anuluan dy gola nga sistemi VAR, vendasit shënuan atë të fitores me Ekelenkamp në minutën e 77-të.
Me këtë humbje, Napoli i Antonio Conte lëshon terren në garën për titull, duke zbritur në vendin e tretë me 31 pikë.
Krejt I ndryshëm është diskutimi për Juventus.
“Zonja e Vjetër” u kthye te suksesi në Serie A, duke mundur në transfertë 1-0 Bologna.
Goli i Cabal në minutën e 64-rt I dhuroi suksesin skuadrës së Luçiano Spaletti, që ngjitet në vendin e pestë me 26 pikë, pas 15 javëve të këtij sezoni.

