Plani B i Interit zë vend dhe quhet Assago. Zikaltërit, pas takimit mjaft negativ me bashkinë dhe Milanin dje, kanë braktisur përfundimisht idenë e ndërtimit të stadiumit të ri të përbashkët me kuqezinjtë në zonën e San Siros dhe tashmë kanë identifikuar zonën e re në të cilën do të tentojnë të ndërtojnë.
Plani B, i cili, në fakt, u bë plani A. Injter po mendon të marrë terrenin ku luan aktualisht ekipi i basketbollit Olimpia Milano, në jug-perëndim të zonës metropolitane. Drejtuesit zikaltër kanë punuar në këtë projekt prej muajsh siç raportohet nga “The Sports”.
Nga ana tjetër, Milani ëndërron zonën La Maura, pranë San Siros, por opsioni më i mundshëm është ende ai i Sestos. Ajo që duket e sigurt deri tani është se dy klubet do të ndahen dhe nuk do ta ndërtojnë stadiumin e ri së bashku./ h.ll/abcnews.al