Lautaro Martinez ka përfunduar në radarët e Tottenham, me skuadrën angleze kërkon shërbimet e sulmuesit argjentinas për ta rivënë këtë të fundit sërish nën urdhrat e Antonio Contes.
Sipas Alfredo Pedulla, “Spursat” po planifikojnë të bëjnë një propozim për argjentinasin që kap vlerën e 90 milionë eurove, teksa zikaltërtit thuhet se do refuzojnë ofertën për “xhevahirin” e skuadrës, i cili ka një klauzolë largimi 105 milionë euro.
Interi gjithashtu nuk është i përgatitur të shesë sulmuesin e tyre kryesor, edhe me ardhjen e Paulo Dybalas si lojtar i lirë dhe Romelu Lukakut në huazim nga Chelsea. Lautaro Martinez shënoi 25 gola në 49 ndeshje konkurruese për Interin këtë sezon.
#Lautaro vuole restare a OGNI COSTO. Ne abbiamo già parlato, aggiungiamo: il #Tottenham presenterà una proposta da 90 milioni in su che l’#Inter valuterà che potrà legittimamente respingere
— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) June 16, 2022
/f.a/abcnews.al