Mediat në Itali po qarkullojnë zëra se drejtori sporti i Interit, Piro Ausilo, i cili momentalisht ndodhet në Katar, për të vëzhguar lojtarët të cilët mund të transferohen tek “zikaltërit”, ka një emër të ri në “listën” e tij dhe ai është Alexis Mac Allister, mesfushori argjentinas, që aktivizohet tek Brighton, në kampionatin anglez të futbollit.
Mac Allister është shembulli i mirëfilltë i një mesfushori që di ti bëjë “të gjitha”. I aftë të garantojë qëndrueshmi dhe ekulibër në të gjithë fushën, shumë i mirë në vendosjë dhe di të shoqërojë mjaft mirë aksionin, pa llogaritur goditjet potente nga jashtë zonës së rreptësisë.
Largimi i argjentinasit nga Brighton mund të kthehet në një “vuajtje” për ekipin nga Milano, pasi anglezët nuk kërkojnë më pak se 30 milionë euro, për kartonin e tij. /i.m /abcnews.al