Inter kërkon të “blindojë” mesfushën, Franck Kessie në listën “zikaltër”

schedule21:42 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 21:42 - 16 Dhjetor, 2022

Pas “rrëmbimit” të Hakan Çalhanoglu, Interi tashmë synon afrimin e një tjetër mesfushor ish-milanist, më konkretisht bëhet fjalë për Franck Kessie.

Siç raporton, “Corriere dello Sport”, drejtuesit e “zikaltërve” do të takohen pranverën e ardhmshme, me agjentin Atangana dhe nëse 25-vjeçari nga Bregu i Fildishtë do vazhdojë të “qëndrojë” në stolin e “blaugranave” atëhere agjenti do të nxisë një shitje të mesfushorit.

Interi është gati të mirëpresë ish-milanistin në verë, por vetëm me kushtet e veta, pra në huazim dhe me një pjesë të pagës të paguar nga Barcelona, në një aferë që në Itali e konsiderojn si “e vështirë, por jo e pamundur”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!